Linjat guidë mbështetur në praktikat më të mira për sistemet e grumbullimit të të dhënave në mbështetje të peshkimit të qëndrueshëm në ujërat e brëndshme dhe atij çlodhës-argëtues, në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Kjo guidë ilustron rekomandimet për praktikat më të mira rreth grumbullimit të të dhënave mbi peshkimin në ujërat e brendshme në Evropën Lindore dhe në veçanti në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bazuar në metodologjitë dhe qasjet e përdorura në vende të ndryshme të Evropës dhe nisur nga eksperienca e FAOs lidhur me peshkimin në ujërat e brendshme në rajone të tjera. Ato sigurojnë një udhërrëfyes mbi mundësitë në dispozicion të menaxherëve të peshkimit në ujërat e brendshme, bazuar në rrethana të veçanta, si për shembull përdorimi i resurseve peshkore nga peshkimi tregtar apo ai çlodhës-argëtues dhe ato janë veçanërisht të përshtatshme për asistencën që ofrohet ndaj ekonomive në tranzicion në Evropë, Kaukaz dhe Azinë Qëndrore. Të tilla linja guidë nuk përfaqësojnë një punim gjithëpërfshirës mbi menaxhimin e peshkimit të ujërave të brendshme, apo të përfaqësojnë këshilla mbi aspektet mjedisore apo përdorimet konkuruese të trupave ujorë, që i përkasin ujërave të brendshëm. Ato fokusohen në çështje të lidhura me grumbullimin e të dhënave në mbështetje të menaxherëve të peshkimit, qofshin ata të agjencive qeveritare, shoqatave të peshkatarëve apo peshkatarëve të grepit si bashkëpërgjegjës për menaxhimin e resurseve të ujërave të brendshme në lumenjtë dhe liqenet e Evropës.

Saved in:
Bibliographic Details
Main Authors: 1423211782890 Visser, T.A.M., FAO, Rome (Italy). Fisheries Div. eng 1423211781886, 1423211764394 Valbo-Jørgensen, J., 1423211780319 Chomo, V.
Format: Texto biblioteca
Language:alb
Published: Budapest (Hungary) FAO 2021
Subjects:inland fisheries, recreational fishing, ecosystem approaches, data collection, good practices, guidelines, SDGs, Goal 14 Life below water,
Online Access:https://www.fao.org/3/cb3261sq/cb3261sq.pdf
Tags: Add Tag
No Tags, Be the first to tag this record!