FAO. Kodi I Drejtimit Per Peshkim Të Përgjegjeshëm

Peshkimi, duke përfshire dhe akuakulturën, siguron një burim jetësor ushqimi, punësimi, rikrijimi, tregëtimi dhe mirëqenie ekonomike për njerezit në gjithë botën, për brezat e tanishëm dhe brezat e ardhshëm, prandaj duhet të drejtohet në një mënyrë të përgjegjëshme. Ky kod paraqet parimet dhe standartet ndërkombëtare të drejtimit për praktika të përgjegjëshme, me qëllim të sigurojë një ruajtje, menaxhim dhe zhvillim efektiv e resurseve ujore të gjalla, me respektin e duhur per ekosistemin dhe biodiversitetin. Kodi pranon rëndesinë ushqimore, ekonomike, shoqërore, mjedisore dhe kulturale të peshkimit dhe interesat e të gjithë atyre që kanë lidhje me sektorin e peshkimit. Kodi merr parasysh karakteristikat biologjike të resurseve dhe mjedisin e tyre, interesat e konsumatorëve dhe përdoruesve të tjerë. Shtetet dhe të gjithe ata që punojnë e kanë lidhje me sektorin e peshkimit ftohen të zbatojnë Kodin, duke e bërë atë efektiv.

Saved in:
Bibliographic Details
Main Author: FAO
Format: Book (stand-alone) biblioteca
Language:Albanian
Published: FAO ; 1995
Online Access:https://openknowledge.fao.org/handle/20.500.14283/V9878SQ
http://www.fao.org/3/v9878sq/v9878sq.pdf
Tags: Add Tag
No Tags, Be the first to tag this record!