Krijimi dhe kujdesimi për kulturat pyjore

Qëllimi i kësaj Fletëpalosje është fuqizimi i kompetencës së profesionistëve pyjor në fushën e krijimit dhe kujdesimit të kulturave pyjore, duke ofruar praktika të mira për krijim dhe kujdesim. Përfitimet më të mëdha prej këtij materiali janë: kontribut në zbatimin e politikave kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm, kontribut në zbutjen e varfërisë në zonat rurale; rritjen e furnizimit me lëndë druri dhe produkte të tjera pyjore së bashku me shërbime nga pyjet e menaxhuara mirë; rritjen e kontributit të sektorit pyjor në ekonominë e vendit; shërbime pyjore moderne dhe teknikisht më të forta drejt mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve publike dhe private; pjesëmarrje më e gjerë e publikut në zhvillim dhe zbatim të politikave, ruajtje të pyjeve, ujërave dhe biodiversitetit që ndërlidhen me ekosistemet pyjore. Fletëpalosja paraqet praktikat e mira për krijimin dhe kujdesimin ndaj kulturave pyjore, me këshilla për elaborimin e një plani për mbjellje, për llojet dhe trajtimin e fidanëve para mbjelljes, teknikat e mbjelljes së bashku me densitetin dhe gjeometrinë, siguria profesionale dhe organizimi i mbjelljes si dhe pajisjet e nevojshme të punës

Saved in:
Bibliographic Details
Main Author: FAO
Format: Brochure, flyer, fact-sheet biblioteca
Language:Albanian
Published: FAO ; 2018
Online Access:https://openknowledge.fao.org/handle/20.500.14283/I8142SQ
http://www.fao.org/3/I8142SQ/i8142sq.pdf
Tags: Add Tag
No Tags, Be the first to tag this record!