Aspekti gjinor, mjetet për jetesë dhe pylltaria

Qëllim kryesor i këtij hulumtimi është që ta identifikojë dhe ta analizojë rolin e grave dhe të burrave në sektorin e pylltarisë në Kosovë, si dhe shfrytëzimin dhe pronësinë ndaj pyjeve nga ana e grave dhe burrave. Ky raport gjithashtu ka për qëllim që të analizojë çështjet gjinore në kuadër të kornizës ligjore dhe të politikave institucionale, që qeverisin me menaxhimin pyjor, në mënyrë që të sigurohen rekomandimet se si të integrohen më efektshëm çështjet gjinore në politikat pyjore në Kosovë. Ky hulumtim është pjesë e projektit të quajtur “Mbështetje e zbatimit të politikave dhe strategjisë pyjore në Kosovë“ (GCP/KOS/005/FIN), financuar nga Finlanda, i cili synon rritjen e kontributit të sektorit pyjor në ekonominë kombëtare përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore, duke marrë parasysh pylltarinë shumëdimensionale dhe duke përfshirë përfitimin ekonomik, social dhe mjedisor si dhe kontributin në zbutjen e ndryshimit klimatik. Ky studim tregon një qasje të limituar të grave në krahasim me burrat, në vendimmarrje dhe në informacione, por edhe të drejtat e pazgjidhura pronësore të grave. Përveç kësaj, shkalla e lartë e papunësisë është pengesë kryesore të cilën e identifikuan anëtarët e komunitetit rural, dhe këtë veçanërisht gratë. Ky raport gjithashtu i thekson interesat e grave rurale që t’i përmirësojnë shkathtësitë e veta të vjeljes dhe të grumbullimit, përpunimit dhe shitjes së produkteve pyjore jo-drusore (PPJD). Rrjedhimisht, raporti e tregon rëndësinë e përmirësimit të qasjes së grave në informacione, në zhvillimin e kapaciteteve dhe përfshirjen në vendimmarrje. Raporti përfundon duke theksuar se PPJD-të kanë potencial të madh në zvogëlimin e varfërisë dhe të pasigurisë për gjetjen e ushqimit në rajonet në të cilat është bërë studimi, veçanërisht kur mbështeten edhe gratë edhe burrat në mënyrë efikase.

Saved in:
Bibliographic Details
Main Author: FAO REU
Format: Book (stand-alone) biblioteca
Language:Albanian
Published: FAO ; 2017
Online Access:https://openknowledge.fao.org/handle/20.500.14283/I7421SQ
http://www.fao.org/3/I7421SQ/i7421sq.pdf
Tags: Add Tag
No Tags, Be the first to tag this record!