Udhëzime Vullnetare Për Qeverisjen me barazi gjinore të të drejtave

Këto udhëzime janë instrumenti i parë i gjithanshëm botëror për të drejtat mbi burimet dhe administrimin e tyre që është përgatitur me negociata ndërqeveritare. Udhëzimet parashtrojnë parimet dhe standardet e pranuara botërisht të praktikave të përgjegjshme për përdorimin dhe mbajtjen në kontroll të tokës, burimeve të peshkimit dhe pyjeve. Në to jepen orientime për përmirësimin e kornizave politike, ligjore dhe organizative që rregullojnë të drejtat mbi burimet; për rritjen e transparencës dhe a dministrimit të sistemeve të të drejtave mbi burimet; dhe për fuqizimin e kapaciteteve dhe operacioneve të organeve publike, ndërmarrjeve të sektorit privat, organizatave të shoqërisë civile dhe njerëzve që kanë lidhje me të drejtat mbi burimet dhe qeverisjen e tyre. Udhëzimet e vendosin qeverisjen e të drejtave mbi burimet brenda kontekstit të sigurisë ushqimore kombëtare dhe kanë për synim të kontribuojnë në realizimin progresiv të së drejtës për ushqim të mjaftueshëm, zhdukjen e varfërisë d he zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik.

Saved in:
Bibliographic Details
Main Author: FAO
Format: Book (stand-alone) biblioteca
Language:Albanian
Published: FAO ; 2014
Online Access:https://openknowledge.fao.org/handle/20.500.14283/I2801SQ
http://www.fao.org/3/i2801sq/i2801sq.pdf
Tags: Add Tag
No Tags, Be the first to tag this record!