Procedura e Mos-kundërshtimit për Projektet e Fondit të Gjelbër Klimatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut - Informator

Fondi i Gjelbër Klimatik (GCF) është fond i ri global krujuar nga vendet anëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), për të mbështetur përpjekjet e vendeve në zhvillim gjatë trajtimit të sfidave që vijnë nga ndryshimet klimatike. GCF ka për qëllim të promovojë zhvendosje të paradigmës drejt uljes së emetimeve dhe drejt një zhvillimi të qëndrueshëm klimatik, duke trajtuar nevojat e vendeve që janë në veçanti të ndjeshme ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Parimi i Pronësisë së Vendit është thelbësor në punën që bën Fondi i Gjelbër Klimatik në botën në zhvillim. Fondi gjithashtu e ka parasysh që pronësia e vendit është një proces i vazhdueshëm, nuk është një gjendje e fiksuar dhe që Organet Kombëtare të Emëruara (OKE) luajnë rol thelbësor në nxitjen e zhvillimit institucional dhe përfshirjen e palëve me interes për formim të mekanizmave efektivë që trajtojnë çështjet e ndryshimeve klimatike. Kjo broshurë informative është përpiluar bashkërisht nga Kabineti i Zëvendës Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për çështjet ekonomike, në rolin e Organit Kombëtar të Emëruar për Fondin e Gjelbër Klimatik dhe FAO, në kuadrin e projektit “Mbështetja e menaxhimit të një mekanizmi kombëtar efektiv koordinues për Fondin e Gjelbër Klimatik”. Ajo ka për qëllim të informojë palët kryesore kombëtare me interes (institucionet kombëtare, agjencitë qeveritare, sektorin privat, shoqërinë civile, akademinë, organizatat ndërkombëtare) në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbi aspektet kryesore të parimit të GCF lidhur me pronësinë e vendit, ciklin e miratimit të projektit për GCF.

Saved in:
Bibliographic Details
Main Author: FAO and the Cabinet of the Deputy President of the Government of the Republic of North Macedonia in charge of Economic Affairs, in its role as National Designated Authority (NDA) for the GCF
Format: Brochure, flyer, fact-sheet biblioteca
Language:Albanian
Published: FAO ; 2019
Online Access:https://openknowledge.fao.org/handle/20.500.14283/CA7300SQ
http://www.fao.org/3/ca7300sq/ca7300sq.pdf
Tags: Add Tag
No Tags, Be the first to tag this record!